Telefonata e 7 vjeçarit i shpëtoi jetën nënës së tij

Telefonata e 7 vjeçarit i shpëtoi jetën nënës së tij

Një djalë 7 vjeçar i ka shpëtuar jetën nënës së tij duke telefonuar policinë.

Pasi pa nënën që u rrëzua në dysheme Noah Gofur, nga Bromley, vrapo drejt telefonit për të marrë policinë.

"Përshëndetje, mami im nuk mund të lëvizë. Ajo është shtrirë në dysheme dhe unë nuk e di se çfarë po ndodh,"-i thotë Noah policisë.

Përveç dhënies së informacionit nga telefoni, vogëlushi u kujdes për motrën e tij 15-muajshe Isabella derisa ambulanca arriti.

Ata e gjetën Marjanën, 37 vjeçe, të rrëzuar në dysheme, gjysmë të pavetëdijshme. Ajo u trajtua menjëherë nga mjekët dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët besojnë se gruaja mund të ketë pasur komplikime nga një infeksion i veshëve.