Aksident zinxhiror në Vranidoll të Podujevës, dy persona të lënduar

Aksident zinxhiror në Vranidoll të Podujevës, dy persona të lënduar

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident zinxhiror trafiku në fshatin Vranidoll të Podujevës, ku kanë marrë lëndime trupore dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në mes katër automjeteve. Klan Kosova ka mësuar se bëhet fjalë për një autobus, një fugon dhe dy vetura.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve, (një autobus, një fugon dhe dy vetura)”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.