Vdes personi i katërt i prekur nga gripi

Vdes personi i katërt i prekur nga gripi

Në ambientet e spitalit të Sanatoriumit në Tiranë ka ndërruar jetë viktima e katërt brenda pak ditësh e prekur nga gripi.

Siç njofton Top Channel, viktima, një 37-vjeçar nga Elbasani, ka pasur një komplikacion në mushkëri i shkaktuar nga gripi.

Mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë prej 1 jave në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por s’ka mbijetuar edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.