Matoshi do të vizitojë Komunën e Lipjanit

Matoshi do të vizitojë Komunën e Lipjanit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot do të vizitojë Komunën e Lipjanit, ku do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës, z. Imri Ahmeti.

Pas takimit Ministri Matoshi e Kryetari Ahmeti do të bëjnë zyrtarisht hapjen e fillimit të  punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i  shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”, projekt ky që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.