VIDEO-Kosova të ecë drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë

VIDEO-Kosova të ecë drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Instituti për Politika Zhvillimore (Institute for Development Policy (INDEP) dhe Balkan Green Foundation kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Besfort Kosova, hulumtues nga Balkan Green Foundation (BGF), tha se ‘Kosova e Re’ ka një çmim të garantuar prej 80 euro/MWh.

“Kosto është shumë e lartë, ne duhet të rrisim kapacitetet për energji të ripërtërishme, Kosova të mos mbetet e varur vetëm nga thëngjilli”, tha ai sot në emisionin“Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të rrisë çmimin e energjisë për 50%.

Balkan Green Foundation dhe INDEP bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbrojnë interesin publik duke mos votuar në favor të TC ‘Kosova e Re’, pasi që një projekt i tillë nuk ka logjikë ekonomike dhe bankroton shtetin.

 

Për më shumë shikoni intervistën e plotë:

Autor: RTKlive