Aplikacionet e iPhone-s që incizojnë ekranin pa dijeninë tuaj

Aplikacionet e iPhone-s që incizojnë ekranin pa dijeninë tuaj

Shumë aplikacione popullore të iPhone-it nga kompanitë ajrore, dyqanet e veshjeve dhe ato të destinuara për vende udhëtuese mund të kontrollojnë aktivitetin tuaj në ekran, pa dijeninë tuaj.

Një hetim ka zbuluar se këto të dhëna u kthehen ‘developer’-ëve të aplikacioneve për t’iu ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve të tyre.

Kompanitë kryesore, duke përfshirë këtu Expedia, Hollister dhe Air Canada, po monitorojnë atë që bëni në aplikacionet e juaja, duke përfshirë këtu çdo klikim, prekje apo goditje të lehtë të ekranit.

Një ekspert ka frikë se të dhënat nga këto aplikacione nuk mund të maskohen mjaftueshëm për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.

Megjithatë, nuk ekziston ndonjë sugjerim se Expedia dhe Hollister dështojnë në përmbushjen e këtij standardi.

‘The App Analyst’, një ekspert i celularëve që shkruan në lidhje me aplikacionet në blogun e tij, pretendon se kompania ‘Air Canada’ nuk ka maskuar sa duhet sesionet e rikthimeve.

Ky përdorues sugjeron se kjo mund të jetë arsyeja për shkeljen e të dhënave nga aplikacioni për iPhone, në të cilën u ekspozuan të dhënat e 20.000 profileve