Pjatë spanjolle me hudhër, vezë e bukë

Pjatë spanjolle me hudhër, vezë e bukë

Sipas dëshirës, thelat e bukës mund t’i prisni edhe në copa më të vogla.

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri

4 thelpinj hudhre

500 ml lëng mishi

2 thela buke të ndenjur

¼ lugë e vogël piper i bluar freskët

2 vezë

piper.

Udhëzimet:

Në zjarr mesatar ngroheni vajin dhe shtojani hudhrën e grirë.

Kur të lëshojë aromën e saj karakteristike hudhra, tek tigani shtoni thelat e bukës dhe piperin.

Vazhdojeni kaurdisjen derisa të skuqet buka në të dyja anët e të bëhet krokante.

Pastaj shtojani lëngun e mishit dhe vazhdojeni zierjen edhe për 15 minuta.

Në këtë kohë, bëjini vend për vezët tek tigani.

Thyejini ato direkt në tigan dhe vazhdoni skuqjen derisa të jenë gati.

Para shërbimit, pjatës hidhini kripë sipas dëshirës.