Lladrovci padit Drenorin për deklaratat lidhur me abuzimet seksuale

Lladrovci padit Drenorin për deklaratat lidhur me abuzimet seksuale

Kryetari i Drenasit, ka inicuar padi ndaj ish-kandidatit në zgjedhje lokale për të parin e këtij qyteti, Xhavit Drenorit.

Padia ka të bëjë në lidhje me deklaratat e Drenorit, se Lladrovci ka qenë në dijeni për një rast tjetër të abuzimit seksual nga Vesel Veseli, i përfshirë në rastin e keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se pret nga institucionet e drejtësisë të marrin vendim meritor.

Ky është postimi i Lladrovcit në Facebook:

Sapo kam deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori, i cili situatën tejet të rënduar në komunën tonë, e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata.

Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të mediave me shpifje e insinuata të turpshme.

Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura.