Në Kaçanik shënohet Dita Globale e Zgjedhjeve

Në Kaçanik shënohet Dita Globale e Zgjedhjeve

Dita Globale e Zgjedhjeve u shënua edhe në Komunën e Kaçanikut. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Kaçanik organizoi një ligjeratë me komunitetin e të rinjve në Kaçanik, si përfaqësues të maturantëve të shkollave të mesme, përfaqësues të KVRL-së si dhe forumeve rinore të partive politike në Kaçanik.

Ligjërata u fokusua rreth “Rëndësisë së Pjesëmarrjes së të Rinjve në Proceset Zgjedhore” ku Zyrtari i Lartë i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Artan Mezraja, theksoi mundësitë dhe përfitimet e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore. Nga të pranishmit të rijnë u bënë pyetje në lidhje me zgjedhjet në përgjithësi dhe mundësitë për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në zgjedhje.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete të botës që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën. Kjo ditë shënohet në ç’do të enjte të parë të muajit shkurt.

Autor: RTKlive