Woody Allen padit Amazon për 68 milion dollarë

Woody Allen padit Amazon për 68 milion dollarë

Woody Allen ka ngritur një padi kundër Amazon Studios. Regjisori e ka akuzuar për shkelje të kontratës së tyre duke refuzuar shpërndarjen e filmit të tij të fundit.

83 vjeçari po kërkon më shumë se 68 milion dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se kompania ka kthyer mbrapsht marrëveshjen midisi tyre pas asnjë shkak.

Amazon publikoi dy filmat e fundit të Allen dhe gjithashtu shpërndau serinë e tij televizive, Crisis in Six Scenes.

Por refuzoi ta bënte këtë për filmin e tij të fundit, A Rainy Day in New York.

Sipas dokumenteve të paraqitura të enjten në New York, Allen pretendon se Amazon u tërhoq nga marrëveshja në qershor të vitit 2018 për shkak të akuzave se regjisori ka sulmuar seksualisht vajzën e adoptuar Dylan Farrow në vitin 1992.

Ndërsa shtohet se "kompania ishte në dijeni të akuzave të pabaza kur nënshkroi marrëveshje me regjisorin dhe nuk ka asnjë bazë që Amazon të ndërpresë kontratën".

A Rainy Day in New York  është xhiruar në vitin 2017 nga një kast përfshirë Jude Law, Rebecca Hall, Selena Gomez dhe Timothee Chalamet.

Një numër i anëtarëve të kastit janë tërhequr nga projekti dhe Chalamet njoftoi në vitin 2018 pagën e tij do ta jepte për bamirësi.