Hapet shkolla shqipe në Romont

Hapet shkolla shqipe në Romont

LAPSH në Fribourg ashtu siç kishte njoftuar, më 6 shkurt ka hapur shkollën shqipe në Romont, Fribourg të Zvicrës.

“Ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me qëllim të ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe”, thuhet në njoftimin e tyre, njofton ekskluzivisht albinfo.ch.

Kjo është pika e dytë që e hapin brenda një kohe shumë të shkurtë, derisa thërrasin të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, për të mos e harruar gjuhën, por edhe traditat shqiptare.

Tashmë të gjithë prindërit në këtë rajon kanë një adresë për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat shqipe./albinfo.ch