Racion-sallatë nga qiqrat dhe domatet

Racion-sallatë nga qiqrat dhe domatet

Përbërësit:

2 domate qershi,
– 250 g domate të verdha qershi,
– 150 g djathë feta,
– 1 konservë qiqra,
– 2 qepë të reja,
– gjysmë luge e vogël kripë,
– 1 lugë uthull vere,
– 2 lugë vaj ulliri,
– gjysmë luge të vogël qimjon,
– 2 lugë majdanoz të grirë,
– piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja:

Priteni domaten përgjysmë, qepën e re priteni në pjesë diagonale, ndërkaq djathin feta në kube.

Shtoni qiqrat e lara, qitni kripë dhe piper, qitni sipër uthullën dhe vajin dhe përzieni mirë.

Shtoni majdanozin e grirë dhe mentën. Përzieni dhe kontrolloni shijen dhe shtoni sipas nevojës pak erëza.

Domaten qershi mund ta zëvendësoni me llojin tjetër të domateve, të cilat nuk janë shumë të lëngëta.