Kosova dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje në auditim

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje në auditim

Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo marrëvshje ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve.

Firmosja e ujdisë  është bërë në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Prishtinë nga Naser Ademi, zëvendës i revizorit kryesor shtetëror të Maqedonisë së Veriut i cili theksoi se shkëmvimi i përvojave ne mes dy vendeve ka filluar kohë më parë dhe tani vetëm se u zyrtarizua dhe Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm i Republikës Kosovës i cili tregoi se ujdia e arritur përfshin zhvillimin e metutjeshëm të metodave të auditimit dhe zhvillimi i softuerit të përbashkët të auditimit.


MË SHUME NGA Aktuale