Shëngjini probleme me infrastrukturën në blloqet e banimit

Shëngjini probleme me infrastrukturën në blloqet e banimit

Shëngjini është një prej qyteteve turistike që po merr zhvillim vit pas viti. Por në brendësi të qytetit, banorët vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë. Ata flasim për premtime të pambajtura në fushata elektrorale, që vështirësojnë jo vetem jetën e tyre por mbajnë larg edhe turistët.

Kjo është gjendja e blloqeve të banimit në qytetin e Shëngjinit.

Rrugë të pashtruara e gropa që mbajnë ujë për ditë me radhë pas reshjeve të shiut.

Mungesa e infrastrukturës vështirëson jetën e banorëve në zonën turistike.

Në prag të fushatës së re zgjedhore, banorët kujtojnë premtimet që sot rezultojnë të pambajtura, transmeton oranews.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Caci, thotë se problematika në fjalë është e njohur për Bashkinë e Lezhës dhe me buxhetin e këtij viti është parashikuar që të investohet.

"Brenda këtyre 3-4 muajve të rehabilitojmë dhe pjesën e brendshme të qytetit, është kërkesë e drejtë e qytetarëve që vetë kryetari i Bashkisë e ka mirëpritur", tha Caci.

Në këto kushte banoret e Shëngjinit shpresojnë që të ketë ndërhyrje para sezonit turistik, pasi kjo panoramë po penalizon dhe turizimin.