Bizneset, jo me para `cash`

Bizneset, jo me para `cash`

Qeveria synon që të ulë përdorimin e parave cash në ekonomi dhe për këtë ka hartuar një projektligj, çka detyron të gjitha bizneset të hapin një llogari bankare në emër të subjektit.

Përjashtim nga kjo nisëm do të bëjnë ato biznese me xhiro nga 0 deri në 2 milion lekë në vit. Sipas të dhënave parashikohet që janë rreth 40 mijë subjekte tregtare që do të duhet të hapin një llogari në bankat e nivelit të dytë.

Aktualisht çdo kush mund të hapë një llogari bankare, por ligji tashmë e bën te detyrueshëm këtë proces. E nëse nuk e zbatojnë ligjin, penalitetet arrijnë nga 50 deri në 100 mijë lekë. Nisma ende nuk ka marrë formë zyrtare, por parashikohet që ajo të jetë gati në pranverën e këtij viti.

Hapja me detyrim e një llogarie është një lajm i mirë për bankat që aplikojnë komisionet bankare dhe një kosto e shtuar për bizneset që do të duhet ti paguajnë ato.

Kjo nismë është një detyrë e lënë nga këshilli i europës, konkretisht nga komiteti, Moneyval i cili merret me masat kundër pastrimit të parave dhe orientimin e tyre drejt sistemit bankar.