Roth: Athina dhe Shkupi kontribuan në historinë evropiane

Roth: Athina dhe Shkupi kontribuan në historinë evropiane

Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi dhe Athina kanë kontribuar në historinë evropiane, deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth.

“Ne gjermanët admirojmë guximin dhe jemi mirënjohës për këto gjëra”, tha ai duke shtuar se “shqetësimet e grekëve se marrëveshja do të çonte në humbje ishin të pabaza”.

‘’Përkundrazi, pas zgjidhjes së çështjes së emrit pas 27 vjetësh, njerëzit në të vërtetë do të përfitojnë shumë. Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe bashkëpunimi janë parakushte për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të dy vendet, por edhe për BE-në”, vuri në dukje Roth.

Roth theksoi se “të rinjtë, veçanërisht, ata grekë dhe ata të Maqedonisë së Veriut më në fund do të takohen dhe do të krijojnë miqësi, duke lënë prapa paragjykimet”