Ariana Grande akuzon producentin e Grammy: Je gënjeshtar

Ariana Grande akuzon producentin e Grammy: Je gënjeshtar

Ariana Grande e ka quajtur gënjeshtar producentin e Grammy, Ken Ehrlich. Këngëtarja tha se ai gënjeu rreth arsyes pse Ariana nuk do performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën.

Ehrlich  tregoi për Associated Press se Grande ishte në bisedime për të performuar në Grammy mbrëmjen e 10 shkurtit, por hoqi dorë pasi për të ishte tepër vonë për tu përgatitur.

Këngëtarja hodhi poshtë publikisht deklaratat e producentit, duke mohuar se mungesa e kohës ishte faktori që ajo nuk do performojë: Kam mbajtur gojën të mbyllur deri tani, por ju gënjyet për mua.

Ndërsa shtoi: "Unë jam e aftë për të realizuar një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë Ken. Por fakti që ti ndrydhe krijimtarinë dhe mendimet e idetë e mia, vendosa të mos marr pjesë. Unë shpresoj që shfaqja të dalë ashtu siç ju dëshironi."

Ariana u shpreh se për  mbrëmjen e madhe ofroi tre këngë të ndryshme.

"Ka të bëjë me bashkëpunimin, me mbështetjen, me artin dhe ndershmërinë, jo me politikat, të bërit favore dhe me luajtjen e lojërave. Kjo është vetëm një lojë. Më vjen keq, por nuk është muzika që unë dua."

Grande është nominuar në Grammy në dy kategori: Best Pop Solo Performance për God Is A Woman, dhe Best Pop Vocal Album për Sweetener.

Këngëtarja pritet që të mos marrë pjesë në ceremoni.