Apple i paguan shkollimin pasi rregulloi problemin në FaceTime

Apple i paguan shkollimin pasi rregulloi problemin në FaceTime

Apple ka thënë se do të kontribuojë me fonde për edukimin e Grant Thompson, 14 vjeç, pasi ai ndihmoi në zbulimin e një problemi serioz në softuerin FaceTime të kompanisë.

Apple rregulloi çështjen të enjten në versionin iOS 12.1.4 dhe madje përmendi djalin në shënimet e lansimit, duke shkruar “CVE-2019-6223: Grant Thompson nga Catalania Foothills High School.”

Apple nuk ka zbuluar saktësisht se sa do të paguaj në fondin e Thompson, por një program që Apple lansoi në 2016 paguan mes $ 25,000 dhe $ 200,000.

Sipas Reuters, Apple tha se do të paguante kompensim për familjen dhe do të bënte një dhuratë drejt edukimit të Grantit.

iOS 12.1.4 është në dispozicion tani për këdo që ka një iPhone 5s ose më të ri, iPad Air ose brezin e 6-të i iPod Touch.