Videoklipi “Going Bad” sjell të bashkuar Drake dhe Meek Mill

Videoklipi “Going Bad” sjell të bashkuar Drake dhe Meek Mill

Meek dhe Drizy kanë ardhur më të fortë dhe më të frikshëm.

Me konlifktin e tyre tashmë pjesë e të kaluarës, Meek dhe Drake kanë bashkuar forcat në videoklipin “Going Bad”.

I xhiruar në Los Angeles muaj më parë, klipi në regji të Kid Art i shfaq dy reperët në formë me një grup tjetër reperësh si Nipsey Hussle, T.I., Swizz Betaz, Mustard, Jas Prince, Shy Glizzy etj.

Kënga është pjesë e albumit “Championships” që aktualisht gjendet në vendin e 15-të në Billboard Hot 100.

Bashkëupnimi erdhi pas një konflikti të shuar mes dyshes.

Reperët thanë se kanë vendosur që konfliktin të lënë anash dhe të jenë më pozitiv e me dashuri.

Edhe Meek Mill edhe Drake fillojnë së shpejti turnetë e tyre të ndara, njëri më 19 shkurt e reperi kanadez më 10 mars.