Romani i Napoleonit Bonapartit

Romani i Napoleonit Bonapartit

Gati 10 vjet para se të shpallte veten perandor të Francës, Napoleoni Bonaparti u përpoq të bëhej i famshëm edhe si prozator. Ai shkroi një novelë të quajtur “Klisoni dhe Evgjenia”, që është një rrëfim prej vetëm 100 faqesh, mbi atë se përse e dashura e Napoleonit nuk duhej të ishte ndarë kurrë prej tij.

Kjo e dashur ishte Eugénie Désirée Clary, dashuria e parë e madhe e Napoleonit. Ajo ishte motra e gruas së vëllait të tij Zhozefit, dhe ndërsa Napoleoni ishte në ushtri, ata u lidhën për rreth një vit. Napoleoni madje i kërkoi asaj të martohej me të, megjithëse raporti mes tyre nuk funksionoi.

Novela e tij është qartazi për Eugénie Désirée Clary. Ai as nuk shqetësohej për ndryshimin e emrit të heroinës. Në histori, Eugénie është paraqitur si “motra më tërheqëse” e një gruaje më të mirë. Ajo lidhet me Clisson-in, një ushtar fisnik, i mirë.

Pastaj Eugénie tradhton Clisson-in me një burrë tjetër. Novela përfundon me Clissonin që shkon heroikisht vullnetar për të luftuar në vijën e frontit, duke shpresuar të vdesë si hero në betejë . Napoleonit iu deshën pra 100 faqe, për t’i treguar Eugénies se ajo do të ndihej tmerrësisht keq nëse ai vdiste.