Vdes aktori i mirënjohur britanik, Albert Finney

Vdes aktori i mirënjohur britanik, Albert Finney

Aktori i famshëm britanik, Albert Finney, ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai njihet kryesisht për paraqitjet e tij në filmat “Saturday Night and Saturday Morning”, “The Dresser”, “Big Fish”, “Murder at Orient Express”, “Tom Jones” dhe “Erin Brokovich”.

Gjatë karrierës së tij ai kishte fituar çmime prestigjioze si BAFTA, Golden Globe, Emmy dhe Screen Actors Guild Award, si dhe ishte nominuar katër herë për Oskar.