Fruthi merr viktimën e parë në Maqedoni

Fruthi merr viktimën e parë në Maqedoni

Foshnja gjashtë muajshe nga Kumanova është viktima e parë e fruthit. Foshnja nuk ka qenë e vaksinuar me MRP sepse nuk ka përmbushur moshën për pranimin e kësaj vaksine.

Siç njoftojnë autoritetet shëndetësore, foshnja është infektuar derisa është mjekuar në Kumanovë dhe në Shkup, duke mos përjashtuar mundësin që sëmundja të ishte bartur korridoreve të spitaleve, në të cilat ka pasur fëmijë të prekur nga kjo epidemi. Sipas raportit mjekësor fillimisht foshnja ka pasur ndezje të mushkërive e cila më pas ka shkaktuar komplikime të rënda shëndetësore. Raportohet se edhe dy fëmijë tjerë janë në gjendje të rëndë. /Alsat-m