Cipras: Grekët dhe turqit mund të bashkëjetojnë pa frikë dhe urrejtje

Cipras: Grekët dhe turqit mund të bashkëjetojnë pa frikë dhe urrejtje

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një intervistë për televizionin turk TGRT Haber, tha se vizita e tij në Turqi ishte një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet greko-turke dhe ai ftoi BE të mbështeste dy vendet në përballjen me krizën e refugjatëve.

Cipras theksoi nevojën për një bashkëjetesë paqësore midis dy vendeve duke zbuluar se një nga gjyshërit e tij ishte lindur në Stamboll.

Cipras vizitoi shkollën teologjike të Halki, ku deklaroi se të dy vendet do të ndërmarrin hapa drejt bashkëjetesës paqësore.

Ai gjithashtu iu referua karakteristikave të përbashkëta që ndanin grekët dhe turqit, të tilla si ushqimi, muzika dhe elementet e kulturës së tyre duke shtuar se ”dy popujt duhet të jetojnë krah për krah në një ambient paqësor dhe miqësor”./ATA/