​OAK dhe OMVP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

​OAK dhe OMVP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me vendet fqinje dhe krijimit të lehtësirave për bizneset, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri - Perëndimore (OEMVP).

Siç njofton OAK-u, përmes kësaj marrëveshje, OAK dhe OMVP do të shkëmbejnë të dhënat dhe dokumentacionet që do të ndihmojnë në organizimet e përbashkëta promovuese, organizim të B2B takimeve, panaireve, seminareve, nxitje të bashkëpunimit tregtar, lehtësim në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në import dhe eksport të mallrave dhe shërbimeve.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, theksoi se OAK-u është i interesuar të shkëmbejë informata, bazuar në përvojën e madhe të OEMVP-së, ndër të cilat vlen të theksohen ligjet dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes.

Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Nebi Hoxha e vlerësoi të arsyeshëm nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me OAK-në, sepse do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të dy odave dhe do të ketë avancim të kushteve për bizneset.