Greqi, miratohet Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Greqi, miratohet Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Parlamenti grek sonte me 153 vota “për”, 140 “kundër” dhe një i përmbajtur , miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Greqia është vendi i pare i NATO-s që miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës.

Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas Greqisë gjithashtu duhet që edhe 28 vendet tjera anëtare të NATO-s ta miratojnë Protokollin në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.