Rasti i Kavajës, Rama:Nuk është faji im që njerëzit besojnë te Qeveria

Rasti i Kavajës, Rama:Nuk është faji im që njerëzit besojnë te Qeveria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave dhe kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të vajzës 13-vjeçare nga qyteti i Kavajës.

Duke i cilësuar përfaqësuesit e opozitës dhe të medias si hiena, Rama theksoi se nuk është faji i tij që njerëzit besojnë te Qeveria.

Po tani çfarë keni që lehni apo jua kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësitë, ju s’do ekzistonit, se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit. /Atsh