Meta: Dhimbje e thellë për humbjen e shkrimtarit Kiço Blushi

Meta: Dhimbje e thellë për humbjen e shkrimtarit Kiço Blushi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e shkrimtarit dhe skenaristit, Kiço Blushi pas ndarjes nga jeta në moshën 75-vjeçare.

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970″: prozator, kineast, publicist dhe botues. Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!”, thotë Meta.