Reperi Cadet humb jetën në një aksident trafiku

Reperi Cadet humb jetën në një aksident trafiku

Reperi, Cadet, ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën për një koncert në Staffordshire.

Familja e reperit ndau lajmin e hidhur për fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan BBC.

“Ne familja e Blaine Cameron Johnson të njohur ndryshe si Cadet do të dëshironim të ndanim lajmin e trishtuar që gjatë orëve të hershme të 9 shkurtit 2019 ai vdiq”.

Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxhmenti i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi.

Policia raportoi:

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda. Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital”.