Drenori: Edhe këta dy persona të japin dorëheqje, për rastin në Drenas

Drenori: Edhe këta dy persona të japin dorëheqje, për rastin në Drenas

Asamblisti dhe opozitari më i zëshëm në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Themelore lidhur me masën e paraburgimit prej 1 muaj për mësuesin e infiltruar në rastin e vajzës së keqtrajtuar seksualisht.

Sipas tij, vendimi në fjalë duhet të reflektojë me dy dorëheqje.

“Edhe një arsye më shumë që Drejtori i DKA-së në komunën e Drenasit, ose duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet. Bashkë më të, edhe drejtori i Gjimnazit. Nëse kjo nuk ndodhë deri të hënën, do të organizohen mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët nga dita e martë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Themelore ka vendosur sot për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 240 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.
 

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.