Apple po detyron aplikacionet që të largojnë ‘Screen Recording’

Apple po detyron aplikacionet që të largojnë ‘Screen Recording’

Apple po i detyron aplikacionet që të heqin kodin e ‘Screen Recording’. 

Ky reagim i kompanisë erdhi pas akuzave se të gjitha aplikacionet po përdorin ‘Screen Recording’ dhe po kanë qasje në privatësinë e përdoruesve të produkteve të Apple.

Një zëdhënës i Apple ka treguar që kompania është njoftuar se cilët zhvillues të aplikacioneve po përdorin ‘Screen Recording’ dhe është duke marrë veprimet e nevojshme. 

Kompania ju ka dhënë një ditë kohë të gjitha aplikacioneve të heqin kodin nëse duan që aplikacioni të rifilloj përsëri.