​Sulmohet një person me thikë në Viti

​Sulmohet një person me thikë në Viti

Një person është sulmuar me thikë nga një person tjetër në fshatin Smirë të Vitisë, ku si pasojë e lëndimeve viktima i cili është sulmuar ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarje kanë dalur policia, me ç’rast kanë konfiskuar një thikë, e cila dyshohet që është përdorur në këtë rast.

Personi i dyshuar fillimisht është arratisur, kurse më pas është vet dorëzuar në polici. Ai u intervistua në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.