Digjet kulmi i një shtëpie, shkak ora e rrymës elektrike

Digjet kulmi i një shtëpie, shkak ora e rrymës elektrike

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren.

Policia e Kosovës ka raportuar se për shkaqe të panjohura, ka marrur flakë ora e rrymës elektrike e vendosu në një shtyllë elektrike pranë një shtëpie. Si pasojë e kësaj, flaka ka përfshirë një pjesë të kulmit të shtëpisë së viktimës, ku më pas është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë e kësaj ka rënë mbi veturën, e cila ishte pronë e viktimës.

Organet kompetente, njësia relevante policore, njësiti i zjarrëfikësve dhe një ekip i KEDS-it kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar, kurse rasti me vendim të prokurorit është iniciuar dhe po hetohet.