Policia jep detaje për këmbësoren që u godit nga kamioneta

Policia jep detaje për këmbësoren që u godit nga kamioneta

Një 22-vjeçare është goditur sot nga një kamionetë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Ajo ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

22-vjeçarja me inicialet T.H në cilësinë e këmbësores u godit nga një kamionetë më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth ores 12:30 ne rrugen “Haxhi Zeka” ne Prishtine ka ndodhur nje aksident trafiku, ku jane perfshire nje automjet(kamionetë) dhe një kembesore.

Si pasoje e aksidentit lendime trupore ka pesuar kembesorja T.H, 22 vjeçare. E njejta eshte derguar ne QKUK per tretman mjekesore, ndersa ngasesi i automjetit eshte shoqeruar ne stacion policior”, tha Flora Ahmeti nga zyra për informim në PK për rajonin e Prishtinës.