​Dy të mitura tentojnë ta kalojnë kufirin pa dokumente dhe përcjellje

​Dy të mitura tentojnë ta kalojnë kufirin pa dokumente dhe përcjellje

Dy femra të moshës së mitur janë kapur pa dokumente valide dhe pa përcjellje në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’.

Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të udhëtarëve të një autobusi, në dalje të Kosovës, janë kapur pa dokumente valide dy vajza të moshës së mitur, te cilat ishin të pa shoqëruara nga familjarët e tyre.

Pas hetimeve të policisë janë identifikuar viktimat, si dhe dy persona të tjerë të gjinisë mashkullore, njëri shqiptar, kurse tjetri shtetas i Serbisë, të cilët janë përgjegjës për këtë kalim ilegal të kufirit.

Dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të prokurorit kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar me procedurë të rregullt.