Xhevdet Mehmeti zgjedhet kryetar i OVL të UÇK-së në Gjilan

Xhevdet Mehmeti zgjedhet kryetar i OVL të UÇK-së në Gjilan

Në Kuvendin e jashtëzakoshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së , të mbajtur sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan, u zgjodh kryetar i degës së OVL-së, Xhevdet Mehmeti.

Zgjedhjet për Kuvendin e degës u mbajtën me vendimin e selisë qëndrore të OVL të UÇK-së, pas dorëheqjes së kryetarit Jeton Sherifi.

Kuvendi i degës u vëzhgua nga selia qendrore përkatësisht nënkryetari, Migjen Shala, sekretari Faton Klinaku dhe anëtari i kryesisë, Milaim Limoni.

Në kuvendin e degës kishte dy kandidatë për kryetar, ndërsa në votime morrën pjesë 175 delegatë. Pas një gare demoratike dhe numërimit të votave, u konstatua se Xhevdet Mehmeti u zgjodh kryetar me 102 vota krahas kandidatit tjetër Milaim Miftari-t i cili morri 73 vota.


MË SHUME NGA Nacionale