Grabitje e armatosur në Prishtinë, grabiten punëtorët e një kompanie

Grabitje e armatosur në Prishtinë, grabiten punëtorët e një kompanie

Para pak minutash në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, derisa punëtorët e një kompanie ishin duke deponuar para në bankë, ata janë grabitur nga persona të armatosur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Hameti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialën e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftim