Skenderaj, familjet skamnore ndihmohen me dru për ngrohje

Skenderaj, familjet skamnore ndihmohen me dru për ngrohje

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është shprehur i lumtur që sado pak kanë mundur t`u dalin në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t`i kaluar ditët e mbetura të dimrit.

Ai në facebook ka shkruar se ishin 120 metra kub dru, të cilat janë shpërndarë për dyzet familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 m3.

“Më shumë sesa disa individë që mund të numërohen në gishta, të cilët, përveç zhurmës së panevojshme në publik, duke u munduar, siç thotë populli "të nxjerrin dhjam prej pleshti", nuk njihen për asgjë tjetër, jam i lumtur që sado pak kemi mundur t'u dalim në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t'i kaluar ditët e mbetura të dimrit. Kjo është bërë e mundur fal vullnetit të mirë të njerëzve të mirë si puna e Shpetim Arifit, Avdullah Lushtakut dhe Bedri Zejnullahut, gjë që i falënderoj në emër të komunës sonë dhe atyre familjeve përfituese. Pra, ata individë zhurmaxhinjë në vend që t'i gëzohen lajmit për këtë ndihmë, zgjedhin zhurmën dhe pleshtat”, ka shkruar ai në Facebook.