Ujësjellësi i Prizrenit nga marsi fillon t’i mbledhë borxhet

Ujësjellësi i Prizrenit nga marsi fillon t’i mbledhë borxhet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prizren,  “Hidroregjioni Jugor”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se që nga muaji mars i këtij viti do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kjo kompani thotë se konsumatorët të cilët kanë më shumë  se katër fatura të papaguara ndaj shërbimeve të tyre do të përballen me shkyqje individuale.

“Përveq aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinjë,  K.R.U.  “Hidroregjioni Jugor“  SH.A.  Prizren do të merret edhe me procesimin e lëndëve përmes Përmbaruesit Privat. Poashtu të gjithë konsumatoret të cilët kanë perfituar nga falja e borgjeve, dhe nuk u përmbahen kontratave për pagesë, për të njëjtit do të procesohet procedura përmbarimore”, thuhet në njoftim.