Shqipëria të enjten ratifikon Protokollin për Maqedoninë në NATO

Shqipëria të enjten ratifikon Protokollin për Maqedoninë në NATO

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka thënë se të enjten Kuvendi i Shqipërisë pritet ta ratifikojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në takimin me ambasadorin maqedonas Danço Markovski ai tha se data e parë e mundshme për ratifikim është 14 shkurti kur është planifikuar seanca e Kuvendit, ndërsa qeveria veçmë e ka miratuar këtë vendim.

Kryetari i Kuvendit përgëzoi për arritjen historike e të shumëpritur, e cila është përshëndetur nga të gjitha institucionet shqiptare dhe që është një lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin, shkruajnë mediat shqiptare.

“Maqedonia në NATO është mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare, si suksesi i një vendi fqinj, me të cilin gjendemi gjeografikisht në të njëjtin rajon, por me të cilin ndajmë vizionet e së ardhmes së përbashkët euro-atlantike”, ka thënë Ruçi.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare