13 persona humbin jetën në Brazil,përleshje mes policëve dhe banditëve

13 persona humbin jetën në Brazil,përleshje mes policëve dhe banditëve

Gjatë një përplasje me armë midis policisë dhe trafikantëve të drogës, të paktën 13 prej këtyre të fundit kanë humbur jetën.

Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur në një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro të Brazilit.

Po ashtu e ditur bëhet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, pushkë, armë dhe municione, transmetojnë mediat shqiptare.

Kanë qenë trafikanët, disa prej tyre të cilësuar si kokat e drogës ata që kanë hapur zjarr të parët ndaj policisë dhe më pas oficerët janë kundërpërgjigjur.

Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauro Fliess snjë polic nuk është lënduar.

Kujtojmë këtu se Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë dhe se përplasje të tilla midis kokave të bandave dhe policisë ndodhin shpesh.