Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë

Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë

Edhe sonte është regjistruar si e pashëndetshme ndotja e ajrit në kryeqytet.

Ndotja e ajrit në Prishtinë tash e sa kohë është kthyer në shqetësim të qytetarëve.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të ambasadës amerikane në Prishtinë, sonte në ora 22:00 shkalla më e lartë e ndotjes është regjistruar 192 PPM.

Kjo shkallë llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze te personat që kanë probleme shëndetësore, shkruan më tutje lajmi.net.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme me sëmundjet e frymëmarrjes si astma, duhet t’i shmangin daljet e gjata në natyrë.

Po ashtu këshillohen prindërit që fëmijët e tyre të mos i lën të dalin në natyrë.