Truqet që garantojnë mish të pjekur në mënyrë të përsosur!

Truqet që garantojnë mish të pjekur në mënyrë të përsosur!

Çdo copë mishi përgatitet në një mënyrë të veten

Që copa e mishit të jetë e shijshme dhe të ketë dukje të mrekullueshëm, kuzhinieri australian , i cili përgatit shqime për personalitete të famshme, ka vendosur të zbulojë sekretin e vet.

Mjeshtri i kuzhinës, Adrian Richardson, para se ta përgatisë, copën e mishit e nxjerr nga frigoriferi dhe pret derisa të arrijë temperaturën e dhomës.

Ai thotë gjithashtu që mishi zihet më mirë dhe në mënyrë të barabartë. Pastaj, copës së mishit i hedh kripë dhe piper.

“Kripa e do mishin dhe mishi e do kripën. Nuk mund të përgatitet mishi pa kripë. Nëse brengoseni që do të fusni tepër kripë në organizëm, thjesht ulni sasinë e kripës”.

Para se ta hidhni copën e mishit në tigan, qitni disa pika vaj ulliri – disa pika nga të gjitha anët e tiganit, të cilat pastaj me gishta i shpërndani nëpër gjithë sipërfaqen e tiganit.

Copa e mishit përgatitet në tigan të nxehtë. Filloni me zjarr mesatar, duke shtuar gradualisht. Kryesisht, duhet patjetër të dëgjohet kërcitja e vajit, ajo është shenjë që mishi po përgatitet mirë.

Gjithashtu, Richardson thotë që është me rëndësi që mishi të rrotullohet më shumë se një herë.

“Lëngjet dalin nga copa e mishit, andaj duke e rrotulluar gjithmonë ato qëndrojnë aty diku. Dëshirojnë që lëngjet të mbeten brenda mishit që kur ta kafshoni ta ndieni shijen”, thotë ai.

Qoftë që dëshironi që në mish të mbetet gjak, të pjekur mesatarisht apo shumë të pjekur, do të jetë mirë që përgatitjen ta kontrolloni me termometër digjital. “Kur mesi i copës së mishit të arrijë temperaturën 48 gradë Celsius, atëherë mishi është përgatitur perfekt”, thotë kuzhinier.

Dhe, në fund, kur mishi të jetë gati, lëreni ashtu midis tre dhe katër minutave, para se ta shërbeni.