45 vjeçari nga Gjilani humb jetën si pasojë e gripit të derrave

45 vjeçari nga Gjilani humb jetën si pasojë e gripit të derrave

Ramadan Jashari  (45 vjeçar) nga fshati Pogragjë në komunën e Gjilanit ka humbur jetën, pasi nuk mundi t’i mbijetojë sëmundjes së gripit të derrave.

Kjo është konfirmuar nga Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ndryshe Ramdan Jashari ishte teknik medicional në Spitalin e Gjilanit, ndërsa ishte duke u rehabilituar prej një kohe në QKUK.

“Ai ishte prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje”, ka thënë Hajrullahu.


MË SHUME NGA Shëndetësi