Indi, 105 të vdekur nga epidemia e gripit të derrit

Indi, 105 të vdekur nga epidemia e gripit të derrit

Virusi H1N1 është regjistruar në disa shtete federale të Indisë ndërsa gjendja më e rëndë paraqitet në Rajasthan, ku nga fillimi i vitit janë infektuar 2.854 persona.

Të paktën 105 persona kanë vdekur për shkak të epidemisë së gripit të derrit në veriperëndim të Indisë.

Virusi H1N1 është regjistruar në disa shtete federale të Indisë ndërsa gjendja më e rëndë paraqitet në Rajasthan, ku nga fillimi i vitit janë infektuar 2.854 persona.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se 5 pacientë kanë vdekur në spital fundjavën e kaluar duke rritur numrin e të vdekurve në 105.

Situata më e rëndë është në qytetet Jaipur, Gangangar dhe Sikar, në të cilat banorët kanë frikë të dalin nga shtëpitë.

Disa qindra njerëz të infektuar janë shtruar në spital në shtetet indiane Delhi, Gujarat dhe Haryana./aa/