Koreja e Jugut i paguan ShBA-së rreth 924 milionë dollarë për ushtrinë

Koreja e Jugut i paguan ShBA-së rreth 924 milionë dollarë për ushtrinë

Për dallim nga buxheti i kaluar prej 848 milionë dollarë, Koreja e Jugut për angazhimin e ushtrisë amerikane në vend në vit do të ndajë 924 milionë dollarë.

Autoritetet e Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë arritur një marrëveshje të re për financimin e ushtrisë amerikane të angazhuar në Korenë e Jugut.

Aktualisht në Korenë e Jugut janë të angazhuar 28.500 ushtarë amerikanë ndërsa agjencia e lajmeve Yonhap raporton se Ministria e Jashtme koreano-jugore ka nënshkruar marrëveshje të re për financimin angazhimit të tyre.

Ministria në kumtesën e publikuar nuk zbulon se sa para janë ndarë ndërsa Yonhap raporton se Korea e Jugut për angazhimin ushtarak amerikan në vitin 2019 do të paguajë të paktën 924 milionë dollarë.

Delegacionet e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë mbajtur më shumë se 10 takime, në të cilat Washingtoni ka kërkuar nga Seuli që për angazhimin e trupave të tyre të rrisin buxhetin në 1 miliard dollarë.

Sipas marrëveshjes së fundit Koreja e Jugut për angazhimin e ushtrisë amerikane në vit ndante 848 milionë dollarë./aa/