Unioni Afrikan bën thirrje për samit ndërkombëtar mbi Libinë

Unioni Afrikan bën thirrje për samit ndërkombëtar mbi Libinë

Mahamat bëri thirrje për marrëdhënie të zgjeruara arabo-afrikane, duke theksuar se lidhjet aktuale “bien nën pritjet tona”.

Kreu i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, ka bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare mbi Libinë për hartimin e udhërrëfyesit për vendin e trazuar.

Në hapjen e Samitit të 32-të të krerëve të shteteve dhe qeverive, të mbajtur në kryeqytetin etiopian Addis Ababa, Mahamat ka deklaruar se përkundër përpjekjeve afrikane gjatë disa viteve të kaluara, konflikti në Libi ende vazhdon.

Mahamat po ashtu bëri thirrje për marrëdhënie të zgjeruara arabo-afrikane, duke theksuar se lidhjet aktuale “bien nën pritjet tona”. Ai shprehu shpresë për mbajtjen e një samiti arabo-afrikan më vonë këtë vit.

Duke folur më vonë, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Abu Ghait, konfirmoi thirrjen për solidaritet ndërkombëtar mbi Libinë.

“Liga Arabe situatën në Libi e sheh si shqetësim të madh për Afrikën dhe botën arabe. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë paqe dhe stabilitet duke mbështetur dialogun paqësor ndërmjet të gjitha fraksioneve. Populli libian ka nevojë për konsensus. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim këto përpjekje”, tha Ghait.

Bill Gates thekson “kapitalin njerëzor”

Duke folur në samit si i ftuar, njëri nga më të pasurit në botë, filantropisti Bill Gates u kërkoi vendeve afrikane t’i japin përparësi asaj që e përshkroi si zhvillim të kapitalit njerëzor.

Fondacioni Bill dhe Melinda gjatë dekadës së fundit ka qenë emër i familjes në Afrikë, pasi ndihma u fokusua në ndërhyrjen shëndetësore duke investuar 15 miliardë dollarë.

“Besoj se talenti njerëzor është mjet për Unionin Afrikan për të arritur qëllimet e saj madhështore”, tha Gates, duke iu referuar Axhendës 2063 që parashikon një kontinent paqësor dhe të begatë.

Egjipti merr drejtim nën zjarr

Pastaj, presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, mori kryesimin vjetor të Unionit nga presidenti i Ruandës.

Megjithatë, kryesuesi Al-Sisi tërhoqi kritikat nga Amnesty International, për shkak të regjistrimeve të tij të dobëta të të drejtave të njeriut në Egjipt.

Shqetësimi i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut erdhi në një deklaratë të lëshuar në prag të samitit.

Raporti i të drejtave të njeriut në Egjipt është objekt i kritikave të shpeshta nga grupet vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

Al-Sisi, një ish-shef i ushtrisë, në një grusht shteti ushtarak në vitin 2013 rrëzoi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipt./aa/