Therje me thikë në Pejë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Therje me thikë në Pejë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Prokuroria Themelore e Pejës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një thikë dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.