Dukagjin Lipa i emocionuar pas triumfit të së bijës në "Grammy Awards"

Dukagjin Lipa i emocionuar pas triumfit të së bijës në "Grammy Awards"

Babai i Dua Lipës i është gëzuar suksesit të Dua Lipës në "Grammy Awards".

Dua Lipa ka shënuar sukses të madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, që u mbajt në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare arriti që nga ky event të largohet me dy trofe në duar, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Natyrisht që këtij suksesi i janë gëzuar pafund edhe prindërit e Duas, babai i saj përmes rrjeteve sociale e ka uruar të bijën për suksesin e arritur.

“Dy herë fituese e çmimeve Grammy”. @dualipa Urime e dashur ”, ka shkruar Dukagjin Lipa.