“Metamorfoza” e bunkerëve, në sytë e fotografit australian

“Metamorfoza” e bunkerëve, në sytë e fotografit australian

Bunkerët, këto copëza të memories kolektive të regjimit komunist shqiptarë, gjithmonë më shumë po zhduken nga peizazhi i vendit tonë, të gëlltitur nga vorbulla e ndërtimit masiv.

Tashmë të privuar nga funksioni i tyre origjinal, strukturat e mbetura janë shndërruar nga banorët në magazina, kafene, stalla, por edhe kisha.  Sidomos për të huajt ato mbeten dëshmi interesante të një epoke, nga viti 1975 deri në 1989, ku me qindra mijëra të tilla u shpërndanë në gjithë territorin shqiptarë në pritje të një sulmi armik që nuk ndodhi kurrë.

 Fotografi me origjinë australiane Robert Hackman ka ndërtuar një libër fotografik, i titulluar “Metamorfozë”, ku protagonistët janë pikërisht bunkerë, dhe pamja e tyre gjatë viteve të transicionit.