Shqipëri, Minatorët: Do të futemi në grevë urie

Shqipëri, Minatorët: Do të futemi në grevë urie

Një grup minatorësh kanë dalë paraditen e së hënës që të protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit.

Punonjësit e mbështetur dhe nga sindikatat kanë bërë me dije se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta.

Ata i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt. /TCh